September 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Pandev: Kemi shkruar historinë, por synojmë befasinë – KOHA.net

1 min read

Sulmuesi i Maqedonisë së Veriut, Groan Pandev, ka folur para ndeshjeve të Kampionatit Evropian.

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se në këtë evropian synojnë të bëjnë befasinë. Ai thotë se me kualifikimin në “EURO 2020”, Maqedonia e Veriut, tashmë ka shkruar historinë.

“Me të arritur të kualifikohemi kemi shkruar historinë dhe jemi krenarë me atë se çfarë kemi bërë. Ambiciet tona janë të mëdha dhe shpresojmë që të bëjmë më të mirën dhe të jemi befasi”, deklaroi Pandev.

Maqedonia e Veriut ndeshjen e parë do ta luajë ndaj Austrisë të dielën nga ora 15:00.

Te Maqedonia e Veriut në “Euro 2020” janë gjashtë futbollistë shqiptarë.

Burimi i lajmit: Koha Net