June 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Besnik Jashar Dautaj – Telegrafi

1 min read

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Besnik Jashar Dautaj, i kërkuar për mashtrim dhe vjedhje.

I dyshuari për mashtrim dhe vjedhje është i lindur me 16.06.1988 në Shtupel-Klinë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *