June 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Shi i rrëmbyeshëm në Gjilan

1 min read

Reshjet e shiut që kanë rënë sot në Gjilan kanë bërë që disa rrugë të këtij qyteti të përmbyten nga uji dhe të vështirësohet qarkullimi i qytetarëve.

Një banor i kësaj komune na ka dërguar video nga lagjja “Arbëria”, ku shihet se si veturat po qarkullojnë me kujdes të shtuar, duke thënë se kjo ndodhi nga shiu i madh.

Lidhur më këtë, media ka kontaktuar me nënkryetarin e kësaj komune, Arbër Ismajli, i cili deklaroi se ‘ka pasur shumë rrebeshe shiu për pak minuta në Gjilan dhe se kjo është arsyeja”.

Sipas tij, probleme të tilla kanë pasur edhe në vende tjera, por kjo zgjati për pak minuta”./Botapress/

Burimi i lajmit: Bota Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *