June 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Sonte fillon ‘Euro 2020’, ndeshja e parë Turqi – Itali

1 min read

Kampionati Evropian “Euro 2020” do të fillojë sonte (e premte) me ndeshjen Turqi – Itali e cila fillon në orën 21:00 menjëherë pas ceremonisë hapëse, derisa përfundon më 11 korrik.

Ky kampionat po zhvillohet me një vit vonesë për shkak të pandemisë Covid-19, derisa pjesëmarrëse janë 24 skuadra që synojnë ta rrëmbejnë kupën evropiane. Portugalia hyn si kampione në fuqi, ndërsa fituesi i Kupës së Botës 2018, Franca, është favorite kryesore. Anglia, Belgjika, Gjermania dhe Spanja, po ashtu, llogariten favorite, pa përjashtuar edhe kombëtaret e tjera.

“Euro 2020” do të zhvillohet në disa shtete të ndryshme, derisa loja e parë në mes të Turqisë dhe Italisë zhvillohet në “Stadio Olimpico” të Romës. Shqipëria dhe Kosova nuk arritën ta sigurojnë pjesëmarrjen në Evropian, por aty do të jenë disa futbollistë shqiptarë. Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Memedi janë pjesë e Zvicrës, derisa Maqedoninë e Veriut e përfaqësojnë Enis Bardhi, Esgjan Alioski, Arijan Ademi, Ferhan Hasani, Egzon Bejtullai dhe Visar Musliu.

/Epoka e re/

Burimi i lajmit: Epoka e Re

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *