June 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Ushqimet që duhet t’i hani çdo ditë – Kosova Sot

2 min read

Në vijim ju sjellim gjashtë artikuj ushqimorë që për çdo ditë do të duhej të jenë në tryezën tuaj.Ja edhe arsyet.

SPINAQI

Spinaqi është i pasur me fibra bimore që për bazë kanë aminoacidet omega 3 dhe acidin folik, të cilët ndihmojnë në pakësimin e rrezikut për sëmundjet e zemrës, sulm në tru dhe osteoporozë. Doza e sugjeruar është 1 gotë spinaq të freskët në ditë ose gjysmë gote të zier.

JOGURTI

Jogurti ndihmon në forcimin e sistemit imun të njeriut, si dhe ofron mbrojtje nga kanceri. Sasia ditore e nevojshme është një gotë jogurt në ditë. Jogurt ka ndikim të dobishëm edhe në sistemin e tretjes.

DOMATJA

Hulumtimet kanë treguar se ushqimet e pasura me likopen mund të pakësojnë rrezikun nga infeksionet e fshikëzës, infeksionet e mushkërive, prostatës, lëkurës, kancerit në lukth dhe pakëson rrezikun nga sëmundjet e arteries koronare. Sasia ditore është 22 g likopen, që janë 8 minidomate ose një gotë lëng nga domatet.

KAROTA

Karota po ashtu gjendet në këtë listë të ushqimeve të shëndetshme. Përmban karotenoide që parandalon përhapjen e kancerit, por edhe zvogëlon rrezikun nga astma dhe artriti. Sasia ditore e konsumimit të karotës është gjysmë gotë. Zëvendësimet në mungesë të karotës janë patatja e ëmbël, kungulli, mango ose specat e verdhë.

BORONICAT

T ‘i konsumoni sa herë të mundeni. Janë të pasura me shumë antioksidues. Parandalojnë përhapjen e kancerit, diabetin dhe humbjen e kujtesës, që shfaqet me kalimin e viteve. Janë të shëndetshme për sistemin kardiovaskular, sepse përmbajnë vitamina A dhe C, si dhe janë të pasura me fibra. Sasia e sugjeruar ditore e konsumimit të tyre është një gotë boronica në ditë.

FASULJA E ZEZË

Edhe fasulja e zezë gjendet në këtë listë të ushqimeve më të shëndetshme. Të gjitha llojet e fasules janë të dobishme për shëndetin e zemrës, por asgjë nuk mund të ndikojë më mirë në tru sesa fasulja e zezë. Kjo për faktin se fasulja e zezë është përplot me antioksidues që përmirësojnë punën dhe funksionet e trurit.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *