June 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Xhaka për transferimin te Roma: Do ta kuptoni kur të ndodh – Telegrafi

2 min read

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka folur për zërat se ai po largohet nga Arsenali për të shkuar te Roma, duke thënë se do ta kuptoni kur të ndodh. 

Mesfushori ishte emri i parë në listën e dëshirave të trajnerit të ri Jose Mourinho në Stadio Olimpico.

Gjatë konferencës së sotme për shtyp për Euro 2020, Xhaka u pyet për raportimet se ka një ofertë për të prej 17 milionë euro që i afrohet asaj që kërkon Arsenali.

“Gjithmonë ka zëra sapo hapet tregu i transferimeve, por unë nuk dua të flas për të ardhmen time”.

“Unë jam 100 për qind i përqendruar këtu me ekipin kombëtar … çfarë do të ndodhë më pas, do të mësoni”, ka thënë shqiptari.

28-vjeçari ka qenë në Arsenal që nga transferimi i tij nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016.

Ai ka 45 paraqitje për Topçinjtë këtë sezon, duke kontribuar me një gol dhe dy asistime.

Sky Sport Italia dhe Sportitalia kanë raportuar mbrëmë se Xhaka dëshiron të bashkohet me çdo kusht me Romën. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *