June 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Zbulohet arsyeja pse Lautaro refuzoi rinovimin e kontratës me Interin – Telegrafi

2 min read

Lautaro Martinez thuhet se dëshiron të paktën gjashtë milionë euro në vit për të nënshkruar një zgjatje të kontratës me Interin, ndërsa Atletico Madridi, Real Madridi dhe Barcelona vazhdojnë të monitorojnë argjentinasin.

Agjenti i sulmuesit argjentinas, Alejandro Camano zbuloi në fillim të kësaj jave se Martinez ka refuzuar një ofertë për zgjatjen e kontratës nga Nerazzurrët.

Sipas mediumit Calciomercato.com, lojtari dhe shoqëruesit e tij besojnë se një pagë prej 4.5 milionë euro në vit nuk është e mjaftueshme dhe kërkojnë të paktën 6 milionë euro.

Lexo po ashtu:

Interi ka nevojë të shesë një nga lojtarët e tij më të mirë gjatë verës dhe, megjithëse Achraf Hakimi duket favorit për të lënë Giuseppe Meazza, Lautaro gjithashtu ka tërhequr interesin e shumë klubeve të mëdha në Evropë.

Sidoqoftë, çmimi prej 90 milionë eurosh i Interit nuk pasqyron pagën 4.5 milionë euro në vit që klubi i ka ofruar sulmuesit të tyre.

Tuttosport raporton se gjigantët e La Ligas, Atletico, Reali dhe Barcelona monitorojnë 23-vjeçarin, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2023.

Interi tashmë refuzoi ofertën e Atleticos prej 45 milionë eurosh, ndërsa Reali mund të përfshijë Luka Jovic në një marrëveshje shkëmbimi lojtar plus para për të ulur çmimin e Lautaros.

Lexo po ashtu:

Megjithatë, Interi është i interesuar të shesë vetëm njërin prej yjeve të tyre për një ofertë e gjitha para.

La Gazzetta dello Sport raporton se Barcelona nuk është e hapur për të paguar çmimin e kërkuar të Interit prej 90 milionë euro, me Nerazzurrët që preferojnë të shesin Hakimin para Lautaros. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *