July 30, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Përgatiteni vetë lëngun e fermentuar nga xhenxhefili, që shëron shumë sëmundje – Kosova Sot

1 min read

Xhenxhefili është shumë popullor dhe erëz e përdorshme që përdoret tash e mijëra vite. Përmban kalium dhe mangan, prandaj është i dobishëm për zemër, përmban vitamina A, C dhe B. Përdoret për ndikimin kundër inflamacioneve dhe atij analgjetik, ndihmon kundër dhimbjeve në muskuj dhe shpinë dhe dhimbjeve menstruale.

PËRBËRËSIT PËR LËNGUN E FERMENTUAR NGA XHENXHEFILI 

Xhenxhefil të bluar nga rrënja 5 cm. – gjysmë gotë sheqer të vrugtë – gjysmë gote lëng limoni – ¼ e lugë kripë deti – 8 gota ujë Përgatitja: – Vloni në 3 gota ujë, xhenxhefilin, sheqerin dhe kripën. Le të vlojë kjo përzierje për rreth 5 minuta, sheqeri duhet të tretet. Shtoni pjesën tjetër të ujit dhe prisni të ftohet në temperaturën e dhomës. Shtoni lëngun e shtrydhur nga limoni. Lëngun e vendosni në kavanozin prej qelqit dhe e mbyllni. E lini të qëndrojë 2-3 ditë, derisa të gazohet. Më pas shishen e ruani në frigorifer.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot