July 30, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

A jeni e mirë në shtrat? Këto 5 shenja iu japin përgjigje për këtë – GazetaBlic

2 min read

Seksi nuk është diçka e komplikuar, as ka nevojë për studime, për tema diskutimi, për diploma, por sigurisht ka një të vërtetë të madhe: Ka njerëz që janë të mirë në shtrat e ka të tjerë që janë më pak.

Të qenit e mirë nën çarçafë varet nga shumë faktorë duke filluar nga përvoja, iniciativa, mentaliteti, dëshira për t’u argëtuar dhe guximi, natyrisht.

Këtu janë pesë shenja që tregojnë nëse ju vërtetë bëni namin në shtrat apo jo! Të impresionosh partnerin tënd nuk është vetëm një çështje fizike, por edhe mendore. Pasi të njihesh me këto pesë sinjale, atëherë me siguri do ta bësh vetë diferencën nëse ti je e mirë në seks apo jo!

  1. Para së gjithash, për të pasur marrëdhënie seksuale duhet të jetë jeni të çliruara. Seksi është një akt lirie ekstreme dhe një kënaqësi e pafundme. Vetëm në këtë mënyrë do t’i transmetoni ndjenjat pozitive partnerit tuaj dhe do të krijoni një kuptim dhe pjesëmarrje ideale në aktin intim. Pra, pyesni veten, kur bëni dashuri, a jeni të qetë? Nëse përgjigja është po, atëherë ‘go on’.
  2. Fakti që ju pyesni veten vazhdimisht, nëse jeni e mirë në seks apo jo, është një simptomë që tregon se juve ju intereson të kënaqni partnerin tuaj dhe jo vetëm veten. Dhe nuk ka asgjë më themelore se kjo: vetëm një grua e mirë në shtrat ka për qëllim që partneri i saj të shijojë kënaqësinë maksimale!
  3. Duket e parëndësishme, por nëse partneri juaj ka gjithmonë dëshirë për seks, kjo tregon një përpjekje të madhe nga ana e tij. Dhe në fund, e shihni atë të shtrirë pranë jush, me sytë e drejtuar nga ju dhe një buzëqeshje që duket se ju fton nën çarçafë. Ky është një sinjal pozitiv! Pra, atij i pëlqen të shkojë në shtrat me ju.
  4. Zakonisht ata që janë të mirë në seks janë sepse interpretojnë veprën sikur të ishin artistë të vërtetë. Nën çarçafë duhet të jeni krijues dhe të keni iniciativë.
  5. Të bësh seks të mirë gjithashtu do të thotë të jesh e mbrojtur. Kjo iniciativë është e mirë, por baza e çdo marrëdhënieje, qoftë e rastësishme apo jo është mbrojtja. Kontraceptivët ose prezervativi janë vetëm dy mënyrat më të zakonshme për të pasur seks të sigurt. /Lajmi.net/

Burimi i lajmit: Gazeta Blic