August 1, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Holanda fiton dhe prenë biletën për në fazën tjetër të “Euro 2020” – Kosova Sot

1 min read

Holanda është bërë skuadra e tretë që tashmë ka prerë biletën për në fazën tjetër të kampionatit Evropian

Holanda e ka mundur 2-0 Austrinë në ndeshjen e dytë në Grupin C për t’u kualifikuar në fazën tjetër të “Euro 2020” një ndeshje para përfundimi të fazës së grupeve. Tashmë e kanë bërë këtë Italia dhe Belgjika.

Holanda e nisu furishëm takimin, duke realizuar gol që në minutën e 11-të.

Topin në rrjetë për 1-0 e dërgoi sulmuesi i ardhshëm i Barcelonës, Memphis Depay.

Ai shënoi nga pika e bardh e 11 metërshit.

Goli tjetër për Holandën erdhi në pjesën e dytë, Denzel Dumfries ishte ai që shënoi për 2-0 pas një kundërsulmi në minutën e 67-të.

Holanda ka shkuar tani në kuotën e 6 pikëve në Grupin C dhe ka prerë biletën për në fazën tjetër të Euro 2020.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot