August 1, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Monitorimi i trafikut me dron nga Policia e Kosovës, jep rezultate – Telegrafi

1 min read

Policia e Kosovës krahas kontrolleve me radar ka filluar edhe monitorimin e trafikut me dron.

Kjo formë po ja lehtëson policisë evidentimin e ngasësve të automjeteve që shkelin rregullat e trafikut.

Tejkalimet në vijë të plotë janë shkeljet më të shpeshta që kapen përmes dronit.

[embedded content]

Mëngjesin e së enjtes kapiteni Teki Syla tregon se shkelësit e rregullave të trafikut ishin më të pakët.

Syla thotë se në përgjithësi përdorimi i dronëve ka ndihmuar në parandalimin e aksidenteve.

“Pos punëve tjera operacionale, edhe puna me dron na ka ndihmuar. Pak a shumë vërehet se përdorimi i dronëve ka parandaluar aksidentet”, deklaroi për RTV Dukagjinin, kapiteni Teki Syla.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.

Sipas tyre, gjatë këtij plani operativ me dron, ditëve të fundit janë konfiskuar 12 patentë shofer për tejkalime në vende të ndaluara me shenja horizontale, kthesa dhe tejkalime të kolonës së mjeteve./Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi