August 1, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Ndërron jetë aktori amerikan, Frank Bonner – Telegrafi

1 min read

Frank Bonner, i cili luajti Herb Tarlek në “WKRP in Cincinnati”, ka vdekur sipas një raportimi të TMZ.

Familja e tij po ashtu ka konfirmuar për TMZ se aktori vdiq si rezultat i ndërlikimeve nga demenca e trupit Lewy.

Ai ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare.

Frank Bonner

I njëjti u shfaq në 88 nga 90 episodet e “WKRP në Cincinnati”, të cilët u transmetuan për katër sezone nga 1978-82.

Bonner drejtoi disa nga komeditë më të mëdha të kohës duke përfshirë, “Who’s the Boss?”, “Head of the Class” dhe “Newhart”.

Foto: Facebook

Shoku i tij i “WKRP”, Gary Sandy, 75 vjeç, ishte një nga të parët që reagoi me një postim në rrjete sociale.

“Është e vërtetë. Frank ka vdekur dje më 16 qershor. Pusho në paqe miku im i mrekullueshëm”, tha ai.

Ylli amerikan ka lindur më 28 gusht të vitit 1942 dhe ndërroi jetë më 16 qershor 2021. /Telegrafi/

Frank Bonner

Burimi nga Telegrafi