July 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Projekti i dronit-autobus është gati – Kosova Sot

1 min read

Është gati tashmë projekti i dronit-autobus që do të shërbeje për transportin e pasagjerëve mes qyteteve. Mjeti i stampuar në 3D është zhvilluar nga start-up amerikane Kelekona dhe është projektuar për udhëtime të shkurtra.

Qëllimi është të inaugurohet në vitin 2022 e të nisë transportin e pasagjerëve dhe lidhjen e New York me Boston dhe Washington.

Fillimisht kompania do të kërkojë të nisë transportin e mallrave dhe këto objekte në dukje me disqet fluturues, mund të mbajnë një peshë deri në 4.5 tonelata. Më pas parashikohet të nisin procedurat për lëvizjen e njerëzve. Udhëtimi N York-Boston apo New York-Washington mund të zgjasë rreth 30 minuta dhe një biletë do të kushtojë rreth 85$.

Mjeti do të furnizohet me energji elektrike nëpërmjet baterive prej 3.6 megawatt/orë dhe objektivi final është të shtrihet më pas edhe në lidhjen e qyteteve të bregut perëndimor amerikan.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot