August 1, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Shaqiri e pranon se janë në presion para ndeshjes me Turqinë – Kosova Sot

1 min read

Zvicra ka ende një shans për të prerë biletën për në mesin 16 skuadrave më të mira në “Euro 2020”.

Zvicra pësoi humbje bindëse ndaj Italisë (0-3), ndërsa duhet të fitojnë në ndeshjen e fundit që të kualifikohen në fazën tjetër të Kampionatit Evropian.

Para ndeshjes ka folur sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Ai e ka pranuar se presioni është i madh te Zvicra në ndeshjen e fundit ku vlen gjithçka.

“Tani kemi pak presion dhe duhet ta fitojmë ndeshjen e fundit. Për ta bërë këtë, duhet të provojmë të krijojmë me shumë mundësi”, u shpreh ai.

Zvicra vs Turqia përballen me 20 qershor në ora 18:00. 

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot