July 30, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Shotani: Ekipet favorite po karakterizohen me angazhim të madh – KOHA.net

3 min read

Trajneri i njohur kosovar, Bekim Shotani, ka thënë se ekipet favorite për triumf në Euro 2020 po karakterizohen me angazhim të madh.

Shotani në ‘’Interaktiv’’ të KTV-së u shpreh se ekipet favorite po kanë shpejtësi koordinatave të jashtëzakonshme në fushë.

‘’Kemi të bëjmë me Evropian që po karakterizohet me një fuqi të madhe të angazhimit mes ekipeve të fuqishme që pretendojnë për t’u shpallur kampion. Po ka shpejtësi koordinatave, ndërrimi i lojës po bëhet shumë shpejt. Tash pas xhiros së parë, nuk është aspak gabim që kemi menduar se kemi një Itali, Belgjikë, Holandë, Angli, Spanjë të fortë, duke përfshirë edhe grupin F, i njohur si ‘grupi i vdekjes’, me Francën, Portugalinë e Gjermaninë’’, deklaroi ai.

Shotani e ka cilësuar Belgjikën si një nga ekipet pretedente, duke thënë se ka një ekip tejet homogjen.

‘’Belgjika ka një ekip pretendues për ta fituar këtë kampionat, ka një ekip homogjen. Grupi i lojtarëve është i koordinuar aq mirë në të gjitha repartet. Danezët e nisën lojën me një frymë për Eriksen, por me vazhdimin e lojës belgët e morën lojën në dorë. Belgjika ka një siguri të jashtëzakonshme në të gjitha repartet. Danimarka edhe ndeshjen e parë e ka zhvilluar shumë mirë, por i ndodhi një gjë e paparashikueshme dhe më pas gjendja emocionale ia shkaktoi humbjen. Danimarka dhe Rusia janë dy skuadra shumë të mira. Danezët luajnë në shtëpi, shanset janë për kualifikim’’, ka thënë ai.

Shotani thotë se Austria e respektoi shumë Holandën në ndeshjen e fundit për mbrëmjen e sotme, gjë që sipas tij, i solli humbjen austriakëve.

‘’Austria në një farë mënyre e respektoi shumë Holandën. Edhe pse e nisën mirë, austriakët më pas u detyruan t’i prishin balancat pas golit të pësuar. Holanda po luan një lojë të shpejtë, me tranzicion të shpejtë. Holanda ka krijuar një ekip të frymës kampion, pasi pësonte shumë lehtë gola, sot u shfaq tejet e ekuilibruar. Padyshim që është nga favoritët’’, deklaroi ai.

Ndërkohë sa i përket ndeshjes Ukrainë – Maqedoni, Shotani thotë se në pjesën e parë maqedonët kishin probleme të theksuara në mesfushë.

‘’Në pjesën e parë, Ukraina luajti një ndeshje jashtëzakonisht të mirë, ndërsa Maqedonia ishte e tërhequr dhe kërkonte të mos pësonte gol. Maqedonia e pati problem mesfushën në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, i përmirësoi gabimet e pjesës së parë dhe arriti të shënonte gol, ndërsa rrezikoi disa herë për ta barazuar rezultatin. Te Ukraina, trajner është Schvechenko dhe atë që e ka bërë si lojtar në fushë në kohën e tij, e ka vendosur edhe në stilin e lojës në kombëtaren që po drejton. Por Ukraina nuk është në nivelin e këtyre kombëtareve favorite’’, vazhdoi Shotani.

Burimi i lajmit: Koha Net