July 30, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Shpërblehet Romelu Lukaku – Kosova Sot

1 min read

Romelu Lukaku është vlerësuar si më i miri në ndeshjen mes Belgjikës dhe Danimarkës.

Pas Italisë, Belgjika është skuadra e dytë që ka prerë biletën për në fazën tjetër të Kampionatit Evropian.

Belgjika e mundi 2-1 Danimarkën në sfidën e dytë në Grupin B, për të kaluar në të tetën e finales së “Euro 2020”.

Në këtë ndeshje nuk shënoi Romelu Lukaku, por bëri një paraqitje të mirë, veçuar në 45 minutat e pjesës së dytë.

Dhe kështu, në fund ai u vlerësuar me çmimin e lojtarit të ndeshjes. Kjo është hera e dytë që e fiton në këtë Evropian në po aq ndeshje. 

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot