August 1, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

UEFA i reagon ashpër lojtarëve: Mos i largoni pijet nga konferencat për shtyp – GazetaBlic

1 min read

Pas rasteve të Ronaldos, Pogba dhe Locatelli, UEFA ka komunikuar me klubet në lidhje me largimin e sponsorëve para ndeshjeve.

Pijet alkoolike do të hiqen para se të vijnë lojtarët myslimanë, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas rasteve të Cristiano Ronaldos (i cili hoqi shishet e Coca Cola), Paul Pogba (lëvizi birrën) dhe Manuel Locatelli, UEFA u ka kërkuar lojtarëve të 24 ekipeve të ndalojnë heqjen e pijeve të sponsorëve.

Drejtori i Euro 2020, Martin Kallen, tha se Uefa ka komunikuar me ekipet për këtë çështje.

“Është e rëndësishme sepse të ardhurat e sponsorëve janë thelbësore për turneun dhe futbollin evropian,” tha Kallen në një konferencë shtypi.

Kallen theksoi se rregullat e turneut kërkojnë pajtueshmëri me marrëveshjet e UEFA-s me sponsorët dhe lojtarët më fetarë do të respektohen dhe tha se nuk do të kenë një shishe alkool përpara.

/GazetaBlic Sport

Burimi i lajmit: Gazeta Blic