August 1, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Zbulohet “pyetja e preferuar” që miliarderi Elon Musk bën gjatë intervistave për punë në SpaceX dhe Tesla – Telegrafi

2 min read

Intervistat për punë na mbushin me frikë dhe shpesh na bëhen si një makth i përsëritur, të cilin do të donim ta ndalnim.

Dhe kjo mund të ndodhë edhe në ndonjë intervistë standarde ku keni një ide se çfarë të prisni para se të hyni.

Por, imagjinojeni nëse një të tillë do ta kishit para miliarderit Elon Musk, 49 vjeç, kompania e të cilit SpaceX po udhëheq rrugën për eksplorimin e hapësirës private, përcjell Telegrafi.

Ankthi supozohet të jetë i madh, pasi ai thuhet se u kërkon punonjësve të mundshëm të zgjidhin një gjëzë të ndërlikuar gjatë intervistave në firmën e teknologjisë.

Sipas një biografie të autorizuar nga Ashlee Vance, pyetja është krijuar për të supozuar një situatë në një vend, dhe për të parë se si do të përgjigjen ata.

Ajo thuhet të ketë thënë: “Elon Musk ua bëri këtë pyetje njerëzve që intervistuan në SpaceX dhe Tesla. Mendoni se mund të përgjigjeni? Le ta provojmë!”

“Ju po qëndroni në sipërfaqen e Tokës. Ju bëni një shëtitje një milje në jug, një milje në perëndim dhe një milje në veri. Ju përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?”.

Seksioni i saj i komenteve u përmbyt me hamendje ndërsa njerëzit përpiqeshin t’i përgjigjeshin gjëegjëzës.

Njëri bëri shaka: “Unë jam këtu në intervistë”.

Një tjetër mendoi: “Në kokën tuaj: sepse kjo pyetje mohon teorinë e relativitetit”, ndërsa një i tretë pranoi: “Te shtëpia ime sepse ai nuk do të më punësojë”.

Por, siç shkruan Mirror, për fat të mirë për ata që mundohen, Musk-ut nuk i intereson nëse e merr përgjigjen e saktë.

Në vend të kësaj, ai e sheh atë si një mundësi për të kontrolluar nëse aplikantët e ardhshëm i qasen zgjidhjes së problemeve dhe përpunojnë informacionin.

Çuditërisht, kjo nuk është e vetmja pyetje e vështirë për intervistën e punës gjatë një interviste me Elon Musk.

Ndryshe, siç shkruan më tej Mirror, në vitin 2017, Musk tha se gjithmonë i pyet kandidatët: “Më tregoni për disa nga problemet më të vështira për të cilat keni punuar dhe si i keni zgjidhur ato”.

Mund të duket një pyetje e zakonshme në pamje të parë, por në fakt, varet nga fakti që njerëzit që ekzagjerojnë aftësinë e tyre nuk do të jenë në gjendje ta mbështesin atë në mënyrë bindëse. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi