September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Angli – Skoci, formacionet e mundshme të ndeshjes së ditës – Telegrafi

1 min read

Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Skocisë do të luajnë sot (e premte) mes vete në kuadër të Grupit D në Euro 2020.

Anglezët dhe skocezët do të ndeshen në një takim të fortë të raundit të dytë në Grupin D, takim që zhvillohet nga ora 21:00 në Wembley Stadium të Londrës.

Tre Luanët vijnë nga fitorja ndaj Kroacisë dhe synojnë fitoren e radhës për të siguruar kualifikimin nga vendi i parë.

Në anën tjetër, skocezët janë mposhtur në ndeshjen e parë nga Çekia dhe shpresojnë në pikët e para në Euro 2020 në ndeshje ndaj Anglisë.

Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të startojnë me lojtarët më të mirë, ku te Anglia pritet të luajnë titullar yje si Harry Kane dhe Raheem Sterling, ndërsa te Skocia emra si Andy Robertson dhe Scott McTominay.

Anglia: Pickford; Trippier, Stones, Mings, Shaw; Rice, Philipps; Sterling, Mount, Foden; Kane; 

Skocia: Marshall; Hendry, Hanley, Tierney; Forrest, McGinn, McTominay, Armstrong, Robertson; Adams, Dykes; 

/Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Burimi i lajmit: Telegrafi