July 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Arben Vishaj emërohet u.d. drejtor i Klinikës Infektive

1 min read

Infektologu kosovar, Arben Vishaj, është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njofton Insajderi.

Këtë e ka konfirmuar vetë Vishaj, i cili tha se pozitën e ka pranuar gjatë së enjtes së 17 qershorit.

“Po, e kam pranuar emërimin. Është kohë e vështirë, por do të mundohem të bëj më të mirën”, ka thënë ai për portalin ‘Shneta’.

Vishaj u emërua u.d. drejtor i Infektivës pas dorëheqjes së infektologut Izet Sadiku nga kjo detyrë të cilën po e ushtronte nga muaji mars.

Sadiku në një prononcim për Gazetën Online Insajderi ka thënë se këtë përgjegjësi e kishte marrë mbi vete vetëm për periudhën kur vendi ishte në situatë të vështirë me COVID-19 dhe se është dorëhequr në momentin kur numri i rasteve të infektimit ka rënë dukshëm.

Klinika Infektive kishte mbetur me drejtor në detyrë pas dorëheqjes së Lindita Ajazi-Berishës. /Insajderi.com

Burimi nga Insajder