August 1, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Diplomojnë mjekët e parë të FSK-së në Turqi – Sinjali

1 min read

Kanë diplomuar mjekët e parë të FSK-së, të cilët ishin duke studiuar në Universitetin e Shkencave Mjekësore Gülhan në Turqi, shkruan Gazeta Sinjali.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe Atasheu i Mbrojtjes në
Ankara, kolonel Bekim Osmani, i cili në emër të ministrit të Mbrojtjes z.
Armend Mehaj dhe të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama,
falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e lartë Rektorit të Universitetit të
Shkencave Mjekësore për mbështetjen që ky institucion ka dhënë dhe vazhdon të
japë për FSK-në.

Me këtë sukses, FSK-së i shtohen kapacitetet profesionale mjekësore ushtarake në procesin e ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve të nevojshme të mbështetjes operacionale. /GazetaSinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali