July 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Krizë në Mal të Zi – partneri i koalicionit largohet nga qeveria, Krivokapiq humb shumicën parlamentare – Telegrafi

2 min read

Një nga udhëheqësit e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq pohoi se shumica aktuale parlamentare në Mal të Zi nuk ekziston më dhe se jemi në situatën e para 31 gushtit sepse, sipas tij, Krivokapiq, Beçiq dhe Abazoviq janë duke bërë marrëveshje me DPS-në e Milo Gjukanoviqit.

Një stuhi e re në skenën politike malazeze u shkaktua nga votimi në Parlament për Rezolutën e gjenocidit serb në Srebrenicë, raporton vijesti.me.

55 deputetë votuan për rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë, 19 ishin kundër, shtatë abstenuan. Deputetët e partisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq, DPS i Gjukanoviq, parlamentarë nga partia e Dritan Abazoviq dhe partia e Aleksa Beçiq votuan për rezolutën.

“Votimi për Rezolutën mbi Srebrenicën, e cila nuk u votua as nga Parlamenti i Bosnje-Hercegovinës, është në dëm të popullit serb dhe Republikës Serbe. Deputetët e Frontit Demokratik u larguan nga parlamenti dhe tani, përveç krizës së Qeverisë, kemi edhe krizën e Parlamentit. Ne u bëmë thirrje partnerëve të koalicionit të rivendosnin marrëdhëniet, të bënin marrëveshje të reja, të formonin një qeveri të re, por nëse nuk mund ta bëjmë atë, atëherë ne do të organizojmë zgjedhje të reja me ndihmën e qeverisë kalimtare”, theksoi Mandiq.

Sipas tij, Zdravko Krivokapiq nuk ka pasur mbështetjen e Frontit Demokratik për një kohë të gjatë dhe ata po kërkojnë largimin e tij.

Lexo po ashtu:

“Pasi Krivokapiq hoqi dorë nga nënshkrimi i një marrëveshje themelore me Kishën Ortodokse Serbe, marrëveshjet e reja janë të nevojshme. Unë jam për një qeveri të re dhe që Krivokapiq nuk duhet të jetë kryeministri, por që njerëzit që qëndrojnë pas ndryshimit të DPS dhe që u ngritën për të mbrojtur interesat e popullit Serb duhet të zgjidhen”, tha Andrija Mandiq.

Ndryshe, Parlamenti gjatë ditës së djeshme votoi edhe për shkarkimin e ministrit, Vladimir Leposaviq pas mohimit të gjenocidit serb ndaj myslimanëve në Bosnje. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi