July 30, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Llapi nënshkruan me Alban Shillovën

1 min read

Llapi ka njoftuar nënshkrimin e sulmuesit Alban Shillovës.

Shillova ka nënshkruar kontratë një vjeçare me llapianët, njofton Klankosova.tv

Sulmuesi së fundi ishte shpallur kampion me skuadrën e Prishtinës.

“Pas disa viteve përpjekje bashkëpunimi, sulmuesi shtatlartë, Shillova i bashkohet Llapit dhe trajnerit Batatina, i cili me vite e ka kërkuar ta ketë Shillovën në Llap, sepse filozofia dhe karakteri i trajnerit për t’u mos u dorëzuar asnjëherë do t’i përshtatej me karakterin të cilin e posedon vetë Shillova”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Shillova më parë ka qenë pjesë e skuadrave si: Bylis, Trepça, Liria, Drita, Flamurtari, Drenica dhe së fundmi tek Prishtina, me të cilët u shpall kampion në edicionin 2020/21.

Burimi i lajmit: Klan Kosova