July 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Mbi katër milionë të vdekur nga CoViD-19 – KosovaPress

2 min read

Mbi katër milionë të vdekur janë regjistruar në tërë botë nga CoViD-19. Dy milionë të vdekur janë regjistruar për një vit, ndërsa dy milionë të tjerë kanë humbur jetën për një periudhë kohore prej 166 ditësh.

Kjo është bërë e ditur në një analizë të publikuar nga Reuters, ku thuhet se top vendet me numrin më të lartë të vdekjeve gjatë pandemisë janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili, India dhe Meksiko, të cilat njëherazi përfaqësojnë 50 për qind të vdekjeve totale nga CoViD-19.

Ndërsa, në raport me popullatën e tyre, vendet me më së shumti të vdekur janë: Peruja, Hungaria, Bosnja, Republika Çeke dhe Gjibraltari.

Në spitalet e vendeve si Bolivi, Kili dhe Uruguai, shumica e pacientëve kanë qenë midis moshave 25 deri në 40 vjeç. Ndërsa, në Brazil, 80 për qind e të hospitalizuarve në njësitë e kujdesit intensiv janë pacientë me CoViD-19.

India dhe Brazili janë vendet që po raportojnë më së shumti vdekje në ditë. Madje, këto dy vende po djegin kufomat e atyre që po humbin jetën nga CoViD-i, si pasojë e mungesës së hapësirës për varrim.

Sipas OBSH-së, numri i viktimave si pasojë e CoViD-it është akoma më i lartë.

Në Samitin e G7,  liderët e vendeve më të fuqishme në botë janë zotuar që t’i sigurojnë 1 miliardë vaksina, për t’i ndihmuar vendet e varfëra që të vaksinojnë popullësinë e tyre.

Burimi i lajmit: Kosova Press