July 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Mbi pesë mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Gjilan – KOHA.net

1 min read

Deri më tani, në Komunën e Gjilanit janë vaksinuar 5.654 persona kundër koronavirusit, duk u bërë e ditur se procesi i vaksinimit po vijon pa vonesa dhe tollovi.

Sipas njoftimit të Komunës, që nga fillimi i pandemisë, në Gjilan janë kryer 21.632 testime, ku prej tyre 6.439 kanë rezultuar pozitive. Aktualisht janë 6.283 pacientë të shëruar, 146 kanë vdekur dhe janë 10 raste aktive.

Dy persona janë të hospitalizuar dhe 25 në pritje të rezultatit.

Burimi i lajmit: Koha.net