July 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Protestojnë infermierët që ishin punësuar për nevoja të pandemisë, MSH-ja nuk ua vazhdon kontratat – KOHA.net

1 min read

(Ekonomia Online) – Rreth 360 infermierë që ishin punësuar për nevoja të pandemisë, kanë protestuar para Klinikës Infektive.

Atyre nuk do t’iu vazhdohet kontrata nga Ministria e Shëndetësisë pasi kjo e fundit ka thënë se ka mungesë të fondeve.

MSH-ja vitin e kaluar kishte punësuar rreth 360 infermierë për stafin mjekësor të spitaleve dhe klinikave Covid.

Infermierët ishin financuar përmes një kredie të Bankës Botërore, si pjesë e projektit emergjent për menaxhimin e pandemisë në Kosovë. Infermierët ishin punësuar me kontrata për gjashtë muaj.

Burimi i lajmit: Koha.net