July 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Rrëzohet nga objekti ku ishte duke punuar një punëtor në Fushë Kosovë, arrestohet pronari i firmës – Telegrafi

1 min read

Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës në Fushë Kosovë.

Rasti ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 10:40.

“Viktima mashkull kosovar deri sa kishte qenë duke punuar ishte rrëzuar nga objekti dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima është duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i firmës në të cilën viktima ka qenë duke punuar”, njofton Policia, transmeton Telegrafi.

Tutje, Policia njofton se me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi