July 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Shkarkohet ministri malazez që mohoi Srebrenicën – KosovaPress

1 min read

Është shkarkuar ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi, Vladimir Leposaviq.

Ky vendim u votua nga Parlamenti i Malit të Zi, me 43 vota pro, 27 kundër dhe 10 abstenime.

Leposaviq kishte mohuar gjenocidin serb ndaj myslimanëve në Bosnje-Hercegovinë dhe kjo kishte shkaktuar incident diplomatik mes dyja vendeve.

Ndërkohë, Kuvendarët malazez përmes një votimi kanë njohur gjenocidin serb të kryer ndaj myslimanëve të Bosnje dhe Hercegovinë.

Burimi i lajmit: Kosova Press