July 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Trajneri i Holandës flet pas fitores së dytë të kombëtares së tij – GazetaBlic

1 min read

Pas fitores me rezultatin 2-0 ndaj Austrisë dhe pas kualifikimit për më tej, ka folur për mediat trajneri i Holandës, Frank De Boer duke analizuar grupin e tij dhe dhe deklaron se janë duke u rritur dhe se Depay mund të përmirësohet ende.

“Gjatë një turneu duhet të rritesh, mbi të gjitha në mënyrën sesi të qëndrosh si skuadër. Gjithashtu besimi te sistemi me të cilin po luajmë, faza e qarkullimit të topit, krahët, ne diskutojmë së bashku se çfarë mund të përmirësojmë.

Kjo është mënyra se si rritemi në një kompeticion dhe bashkimi që kemi tani është me të vërtetë i rëndësishëm. Depay mund të përmirësohet ende. Ka shënuar penalltinë dhe ka dhënë topin e golit të 2-0. Di të bëjë edhe më mirë, por të rritemi të gjithë në këtë kompeticion.”, përfundoi De Boer.

Burimi i lajmit: Gazeta Blic