July 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Zotëri Ambasador Philip S. Kosnett, jeni gabim

7 min read

Më gjithë respektin, në rend të parë për SHBA-të dhe për juve si përfaqësues i shtetit mik dhe shpëtimtarit të Kosovës, por edhe i kombit në përgjithësi, që nga Woodrow Wilson i cili, anipse i përgjysmuar, megjithatë, e shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi në dysh për ta ndarë dhe bashkangjitur, veriun Serbisë e jugun Greqisë.

Këto ëndrra në kokat e mykura dhe shoveniste të këtyre dy shteteve, ende mbretërojnë e që falë juve, ne, megjithatë u çliruam, nga soldateska serbe, e cila nuk është më në Kosovë, anipse po na kërcënohet përditë duke i na treguar muskujt ushtarak, para popullit shqiptar të Kosovës, para NATO-s dhe para ushtrisë së Kosovës.

Zotëri Ambasador, ende po këmbëngulni rreth themelimit të Asociacioni të komunave më shumicë serbe, që i bie, organizim një etnik, i cili është i panevojshëm përderisa ekziston ky Asociacion i Komunave gjithë etnike në nivel të Kosovës.

Rrezik në vete, përmban, themelimi i një Republike serbe në veri, që për qellim ka, destabilizimin e Ballkanit dhe të Evropës, krijimin e Serbisë se Madhe dhe kundërvënien e interesave amerikane në regjion përmes trimërimit nga Rusia dhe shtetet aleate të saj.

Kushtetuta e Kosovës në të cilën më të drejtë i referohet Kryeministri, zoti Albin Kurti, në 23 nene e ka shpall jokushtetues dhe absolutisht këtë formë të organizimit një etnik, i cili është i papranueshëm dhe i pazbatueshëm.

Qëndrimi juaj, besoj ende së nuk është në përputhje me qëndrimet e Presidentit Biden, por, më shumë më lë përshtypje sikur ende të jeni nën “dopingun” e ish Presidentit Trump dhe ambasadorit Richard Grenell, të cilët, po mos t’u parandaluar ardhja e Thaçit në Uashington, me intervenimin po të shtetit tuaj dhe timin, përpos korrigjimit të kufijve, që i mohonte zoti Grenell kur thoshte së, “asgjë nuk ka parë në tavolinë” por, nuk e tha asnjëherë se çka ka pasur në sirtar, thjeshtë lojë e shprehjeve diplomatike.

Zoti Ambasador, nuk e di se sa jeni i afërt me mjekësi, përderisa unë jam absolutisht laik, por, të tentosh dikujt t’ia instalosh kancerin në trup, do të thotë së, sado gjatë të jetojë, fatkeqësisht, jo edhe aq gjatë, megjithatë nuk do ta përballojë, por do të jetë i varur nga terapia e quajtur dializë.

Përkthyer në rastin e Kosovës, i bie që ky shtet do të jetë jofunksional dhe i bllokuar përmes këtij organizimi të dirigjuar direkt nga Beogradi.

Rastin më eklatant e keni situatën në veri të Mitrovicë ku Kosova ende nuk e shtrinë autoritetin e plotë, sepse, atje funksionojnë strukturat paralele serbe, të cilat si dorë e zgjatur e politikës së Beogradit, i mbajnë nën kontroll udhëheqjen momentale, në bashkëpunim me agjenturat e huaja, të cilat veprojnë në interes të Serbisë.

Kjo gjendje, në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar ose me forcat e sigurisë së Kosovës, duhet të ndërpritet.

Qeveria e Kurtit, në programe ka që së pari të bisedojë me qytetarët serbë e pastaj të bisedojë më Serbinë, por, që një mënyrë, iu impononi si prioritet që ta fillojë me Serbinë me ndërmjetësimin e Brukselit.

Tani, si shtet sovran i pavarur dhe demokratik, a duhet që, Kushtetutën dhe ligjet t’i zbatojmë në tërë territorin, në të gjitha komunat dhe për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë?

A duhet që populli shumicë i Kosovës, të jetë peng i një pakice me 5%, duke mos i mohuar absolutisht të drejtat e pakicave që ky komunitet i ka si asnjë pakicë në rruzullin tokësor, sipas Konventave Ndërkombëtare Për të Drejtat e pakicave sipas Kartës së OKB-së.

Zoti Ambasador, nëse mendoni të veproni kundër interesit të popullit shumicë, kundër udhëheqjes së zgjedhur për herë të parë në histori, përmbi 50% si një lloj plebishiti, a mendoni së me këtë qëndrim, ju, zoti Ambasador po i përfaqësoni vlerat demokratike amerikane?!

Zoti Ambasador, dua t’ua jap një shembull se si do të dukej kjo formë e instalimit të këtij “kanceri politik” në Republikën e Kosovës.

Pyetje konkrete, anipse nuk e di së sa do të jetë e qartë për juve, por ndoshta stafi i juaj apo Desku i Departamentit të Shtetit për Ballkanin dhe Kosovën, si njohës, ashtu mendoj unë, i historisë, traditave dhe dokeve shqiptare, do t’ua shpjegoj këtë fenomen shqiptar, i cili rrjedhë nga Kodi i Kanunit të Lekë Dukagjinit: jetesa nën kushtet e besës në rastet e hakmarrjeve.

Qe, i bie së Kosova, për të ekzistuar si shtet dhe për të funksionar “normalisht”, duhet të jetojë me NDORE, pra, duke qenë e përcjell dhe e mbrojtur përjetësisht.

Jo, zoti Ambasador, Kosova, është historikisht dhe me shekuj në truallin e saj, pellazgo, iliro-dardan dhe nuk ka ardh nga Karpatet e Rusisë, për të zaptuar toka të huaja, më dhunë, vrasje, dëbime e gjenocid.

Definitivisht, Kosova, nuk mund t’i pranojë ma ato kushte nga kushdo qofshin, sepse, në tokat e saj, mbi 2/3 qëndron Serbia e cila, po ua imponon qëndrimet dhe kërkesat e saj, duke tentuar në tkurrje të ardhshme të territorit të Kosovës.

Pse silleni ndaj saj, sikur ajo të ishte viktimë dhe sikur ajo po i mbron “territoret e saj”?

Nuk befasohem nga Evropa e Lajçakut e Borrellit, të cilët, nuk po mund të shkëputën nga mendësia e Evropës plakë, e cila ndaj shqiptarëve, gjithnjë u soll sikur njerkë, duke na nënçmuar, anipse populli më i vjetër në Ballkan, viktimë e pushtuesve turko sllav më shekuj, si ndër kontribuuesit më të mëdhenj të paqes në Ballkan dhe Evropë, duke humbur territore në çdo pesë dekada, duke u tkurrur dhe, Evropa, duke na mbajtur të izoluar, me kritere jashtë çdo parimi dhe kritere, të cilat nuk i janë parashtruar asnjë shteti tjetër evropian.

Sa po duket, për keqardhje, por a mund të ekzistojmë me këto kritere nënshtruese e poshtëruese apo, ndoshta jemi të detyruar që të përcaktohemi për ndonjë zgjedhje tjetër ?!.

Pra, zoti Ambasador, nëse mendoni që ndoshta pas çdo pesë dekadave duhet të përgjakemi më Serbinë duke u mbrojtur, atëherë, këtë zgjedhje të cilën ju e preferoni apo e përkrahni, populli Kosovës vështirë se mund ta pranojë.

Nuk do të pranojnë gjendje lufte, gjendje pasigurie dhe stres gjithëkombëtar në përjetësi, kryeministri Kurti dhe Presidentja, zonja Osmani, flasin në emër të sovranit, i cili ua ka dhënë besimin e plotë.

Nëse i referoheni kësaj opozite të sotme, përjashto LDK-në nën udhëheqësin e ri, këta, do t’i dalin krah Serbisë dhe të gjithë atyre që janë që kjo Qeveri mos të jetë e suksesshme, sepse nuk po mund të pajtohen që e kanë humbur pushtetin, e kanë humbur kontrollin e kapjes së shtetit dhe mbi të gjitha, janë përgjegjës, pse Kosova ka ardhë në këtë gjendje në raport më Serbinë duke bërë koncesione të dëmshme nga ata, të cilët e kishin mizën nën kapuç, kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme për Kosovën si dhe përgjegjës që ngarkojnë më akuza të rënda për krime, korrupsion zhvatjen e parasë publike dhe shpëlarje të miliarda dollarëve.

Për këtë arsye, sovrani turpërisht i largoi nga pushteti.

Zoti Ambasador, po iu drejtohem si shtetas jo pasiv mbi 30 vjet duke u angazhuar në kuadër të Lobit Shqiptar i vetmi i regjistruar në Uashington DC, nën udhëheqjen e heroit të lobizmit më të suksesshëm në mbrojtje të te drejtave të shqiptarëve në ish Jugosllavi, alias Serbi, zotit Joe Dioguardi (Republikan) me origjinë shqiptare dhe zonjës së tij Sherley Cloys Dioguardi (Demokrate), të cilët, që nga viti 1984 respektivisht 1994, në bashkëpunim, bashkëveprim dhe përkrahje të parezervë të te dy Senatorëve më të vjetër dhe të respektuar, zotin John McCain, tani i ndjerë dhe shumë të tjerë dhe Senatori Joe Biden, tani për fat tonin, Kryetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zoti Dioguardi dhe zonja Sherley Cloys Dioguardi, gjatë 30 viteve lobimi, ishin të suksesshëm, sepse, në anën tonë, ishin njerëzit më të respektuar të Amerikës bashkë më 34 Kongresmenë dhe Senatorë me prejardhje hebre dhe shumë Kongresmenë e Senatorë të te dy krahëve politikë.

Zoti Ambasador, a mendoni që Kosova shtet sovran dhe i pavarur, të shndërrohet në shtet të varur dhe kontrolluar nga shteti, i cili ushtroi gjenocid shekullor, duke e kurorëzuar me këtë të fundit, të vitit 1999, por që u ndalua nga intervenimi i forcave të NATO-s nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zoti Ambasador, miku-mikut, është e udhës që për hir miqësie, respektit, mirëvajtjes së politikës shtetërore, t’ia thotë mendimin, gjithnjë qëllim mirë, në interes të SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës.

Autori është anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane apo Lobit Shqiptar në SHBA.

Burimi i lajmit: Një Kombë