August 1, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Aksidentet rrugore gjatë majit 2021 në Shqipëri, 60% më shumë se një vit më parë – Telegrafi

1 min read

Në 5 muajt e parë të vitit 2021 është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të aksidenteve rrugore.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në muajin maj 2021 numërohen 120 aksidente rrugore, nga 75 aksidente të ndodhura në muajin maj 2020, duke u rritur me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për rrjedhojë, edhe krahasimi pesëmujor paraqitet me një rritje prej 40,3%, ku numërohen 547 aksidente rrugore nga 390 aksidente të ndodhura në pesëmujorin e parë të vitit 2020.

Në muajin maj 2021 numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore është 20, nga 9 persona që ishin në maj 2020. Ndërsa në pesëmujorin e parë të 2021, numri i viktimave nga aksidentet rrugore është 90 persona, nga 58  që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, në muajin maj 2021, aksidentet rrugore, në 84,2 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Kjo rritje e lartë e numrit të aksidenteve rrugore këtë periudhë krahasuar me vitin e shkuar vjen edhe për shkak të masave kufizuese në qarkullim në muajt mars, prill dhe maj në vitin 2020./Euronews Albania

Burimi i lajmit: Telegrafi