July 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Alexis Tolefree i bashkohet Kosovës më 24 qershor – KosovaPress

1 min read

Basketbollistja amerikane Alexis Tolefree e natyralizuar në kosovare nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) do të bashkohet me përfaqësuesen A të Kosovës më 24 qershor.

Tolefree do t’i ndihmojë Kosovës në paraqitjen e parë zyrtare në gara të FIBA-s, më saktësisht në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla në Nicosia të Qipros prej 20 deri më 25 korrik 2021.

Sipas njoftimit të federatës, Tolefree në edicionin e fundit ka luajtur për KBF Prishtina, të cilën skuadër e ndihmoi ta fitonte Kupën e Kosovës, kur edhe i takoi epiteti i finales së MVP të Kupës. Ajo në vazhdim të edicionit përjetoi një lëndim jo të lehtë, i cili edhe e pengoi të dëshmoj gjithë potencialin e saj.

Tolefree tek Prishtina ka kaluar nga kolegji NCAA “Arkansas Razorbacks” dhe luan në pozitën e fundores.

Burimi i lajmit: Kosova Press