July 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

“Clara me mustaqe” nga Kosova fiton çmim në festivalin botëror të animacionit

1 min read

Animacioni i bazuar në realitetin e Kosovës, por që shumë lehtë aty-këtu gjen lidhshmëri me situata të ngjashme në botë, është shpërblyer në “Annecy International Animation Film Festival”, një ndër festivalet më të rëndësishme të animacionit në botë.

Pos njohjes së vlerave, ky sukses për ekipin e filmit ka kuptim më të gjerë. “Të nderohesh në festivalin më unik dhe prestigjioz të filmave të animuar në botë është një inspirim për një të ardhme shumë premtuese për filmin e animuar kosovar”, ka thënë për KOHËN skenaristi e regjisori i animacionit, Ilir Blakçori.

Ka pasur edhe një mesazh që e ka lidhur me ekipin e filmit, dikur fëmijë refugjatë. “Me fitoren e këtij çmimi ne duam të japim një shpresë për këta fëmijë refugjatë, që sot mund të ndihen të vetmuar dhe të harruar nga bota”.

Burimi i lajmit: Një Kombë