August 1, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Enrique për barazimin me Poloninë: Do e rishoh dhe analizoj ndeshjen – Kosova Sot

2 min read

Spanja ka regjistruar barazimin e dytë në dy ndeshjet e para të Kampionatit Evropian. Spanjollët nuk arritën më shumë se një barazim 1:1 ndaj Polonisë në “La Cartuja” të Sevillës.

Alvaro Morata realizoi golin e epërsinë për Spanjën në minutën e 25-të pas asistit nga Gerard Morenos. Në minutën e 54-të Robert Lewandowski realizoi golin e barazimit. Ai pranoi një asist nga Jozwiak dhe bukur me kokë e mposhtu Unai Simonin.

Pas ndeshjes, përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique tha se kjo ndeshje ka nevojë për një analizë më të thellë, teksa nuk u shpreh i kënaqur me rezultatin.

“Mendova se do imponoheshim më shumë në këtë ndeshje, por nuk mundëm. Rezultatet zakonisht i mbulojnë të metat në paraqitjen e skuadrës, por kur rezultati nuk është pozitiv, kërkohet një analizë më e thellë. Më pëlqeu si luajti Polonia. Ata krijuan disa raste të pastra. Ne më shumë vonuam në vend që të krijonim shanse shënimi. Humbja e penalltisë ishte për të ardhur keq sepse ndodhi në një moment absolutisht të rëndësishëm. Do e rishoh dhe analizoj ndeshjen. Nuk na ka lënë përshtypje të mira, mbase ishim ekipi dominues, por nuk mjaftoi për fitoren”, u shpreh Enrique.

Me këtë barazim, Spanja shkon në kuotën e dy pikëve në vendin e tretë, dy më pak se Suedia dhe një më pak se Sllovakia.

Spanja do të kërkojë fitore në xhiron e fundit ndaj Sllovakisë që do t’ua siguronte kualifikimin tutje. 

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot