July 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Gjobiten 203 shoferë në Shkup, 58 prej tyre për tejkalim shpejtësie – Telegrafi

1 min read

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në komunikacion.

Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 203 masa, prej të cilave, 58 janë për tejkalim shpejtësie, gjashtë për motoçiklistët, tetë për shoferët fillimtar dhe 18 për vozitje pa leje vozitje.

“Po ashtu janë shqiptuar 24 dënime për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 11 për përdorim të telefonit, tre për mospërdorim të rripit të sigurisë, tre për kalim në të kuqe, gjashtë për mos dhënie përparësi ndaj këmbësorëve dhe 46 për parkim jo të rregullt”, thonë nga policia.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi