August 1, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Kapen afro një kilogram marihuanë në Prishtinë, arrestohen dy persona – Kosova Sot

1 min read

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë janë arrestuar dy persona, pasi gjatë kontrollit në trup dhe në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar e llojit marihuanë dhe disa para kesh

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të cilët kanë njoftuar se në rrugën Ferid Curri në Prishtinë janë sekuestruar 953.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 610 euro kesh, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e njërit të dyshuar janë sekuestruar 3665 euro.

Të njëjtit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Ferid Curri, Prishtinë (NN) 19.06.2021-17:10.  Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar pasi ëë gjatë kontrollit në trup dhe në automjetin e tyre u janë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e  llojit marihuanë në peshë të përgjithshme 953.9 gram dhe 610€ kesh para ndërsa gjatë kontrollit në banesën e njërit të dyshuar janë sekuestruar 3665 €.  Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”,

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot