August 1, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Kolona të gjata në Morinë, kosovarët ia mësyejnë bregdetit edhe këtë të dielë – Sinjali

1 min read

Në pikën
e kalimit kufitar në Morinë po vijon të ketë fluks të madh të udhëtarëve të cilët
kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se drejt Shqipërisë në katër pikat e kalimit kufitar, Morinë, Shishtavec, Qafë prush dhe Qafë Marinë gjithsej kanë hyrë 16 mijë e 560 shtetas të huaj me rreth 4158 mjete.

Mediat në Shqipëri raportojnë se një fluks i njëjtë i automjeteve është vërejtur edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm në doganën e Morinës.

Pushuesit nga Kosova vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën ku numri i tyre sa vjen e shtohet gjatë këtyre ditëve të qershorit ku edhe temperaturat kanë qenë relativisht të larta./ Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali