August 1, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Kombëtarës së Basketbollit të Kosovës në konkurrencën e femrave i vjen një përforcim nga Amerika

1 min read

Federata e Basketbollit të Kosovës njofton se Kombëtarja e Femrave është përforcua me një amerikane.

Alexi Tolefree e cila është natyralizuar në kosovare.

Tolefree sezonin e fundit ishte pjesë e KBF Prishtinës dhe ishte fituese e Kupës së Kosovës.

Amerikanja do të jetë pjesë e Kombëtares A në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla që mbahet në Nikozia të Qipros prej 20 deri 25 korrik.

“Ajo në vazhdim të edicionit përjetoi një lëndim jo të lehtë, i cili edhe e pengoi të dëshmoj gjithë potencialin e saj. Tolefree tek Prishtina ka kaluar nga kolegji NCAA “Arkansas Razorbacks” dhe luan në pozitën e fundores”, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës përcjell Klankosova.tv.

Burimi i lajmit: Klan Kosova