August 1, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Kombinimet në grupe, rrezikojnë Spanja, Portugalia dhe Kroacia, në 1/16 përplasje mes pretendentëve – GazetaBlic

2 min read

Përvijohen pak a shumë përballjet në fazën tjetër të Euro 2020. Në grupin Grupi A, një pikë i mjafton Italisë për ta mbyllur e para, që do të gjente një mes Ukrainës ose Austrisë dhe në çerekfinale, Belgjikën, nëse këta të fundit kalojnë 1/8.

Në Grupin B, Belgjika tashmë e ka siguruar vendin e parë. Mund ta humbasë vetëm në rast se Finlanda bën ndonjë mrekulli dhe t’i mposhtë në ndeshjen direkte. Por më tej është e vështirë të përcaktosh rivalin e Djajve të kuq.

Në Grupin C, Holanda tashmë është kualifikuar si e para, por në fazën tjetër do ta kishte të vështirë, pasi mund të përballet me Kroacinë, Portugalinë ose Spanjën

Grupi D, Çekisë dhe Anglisë do i mjaftonte një barazim për të kaluar të dyja më tej. Dhe kjo mund të ishte në interes të përfaqësueses së “Tre Luanëve”, pasi në fazën tjetër do të gjenin Sllovakinë. Të paktën në letër është një rival i kalueshëm.

Në Grupin E, dy barazime zhgënjyese dhe tani Spanja është në rrezik. Ndeshja e fundit luhet ndaj Sllovakisë dhe duhet vetëm fitore për të shkuar më tej. Suedia kryeson me 4 pikë, Sllovakia me 3, Spanja me 2 dhe Polonia 1 pikë. Të 4 skuadrat janë në lojë dhe e pamundur të bësh llogari.

Në Grupi F, Franca e ka komplikuar vendin e parë me barazimin ndaj Hungarinë. Skuadra e Deshamp ka 1 pikë më shumë se Portugalia dhe Gjermania. Portugali-Francë do të jetë vendimtare, një barazim do shkonte në favor të Gjermanisë, që me fitore ndaj Hungarisë do kalonte e para e grupit. Gjithsesi, edhe në këtë grup vështirë të bësh parashikime, pasi edhe Hungaria është në lojë.

Burimi i lajmit: Gazeta Blic