July 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Kush shënoi më shumë e kush nuk e shijoi ende golin në Euro 2020 pas dy xhirove të para? – Kosova Sot

1 min read

Dje (e shtunë) ka përfunduar edhe xhiroja e dytë e fazës së grupeve në Kampionatin Evropian, i cili ka sjellur jo pak befasi.

Pas dy xhirove të para, vetëm tri kombëtare kanë arritur të marrin pikët e plota, e gjithashtu janë kualifikuar në 1/8 e finales.

Bëhet fjalë për Italinë, Belgjikën dhe Holandën, që kanë shkëlqyer në dy xhirot e para të fazës së grupevE

Pas dy xhirove të zhvilluara, Italia është ekipi që ka shënuar më së shumti gola, gjithsej gjashtë.

Pas “Azzurëve”, vijnë Belgjika, Holanda e Portugalia me nga pesë gola të shënuar.

Përveq që ka shënuar më së shumti gola, Italia është njëra nga tri kombëtaret që s’ka pësuar gol, duke e mbajtur portën e paprekur në këtë Evropian.

Pa pranuar gol pas dy xhirove janë edhe Anglia dhe Suedia.

Kurse, dy kombëtaret që nuk e kanë shijuar ende golin këtë Kampionat Evropian janë Turqia dhe Skocia.

Fitorja më e thellë pas dy xhirove është 3:0, ndërsa ndeshja që prodhoi më së shumti gola ishte ajo e djeshmja mes Portugalisë dhe Gjermanisë që përfundoi 2:4.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot