July 22, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Morata flet për kritikat: Nuk më interesojnë, i gjithë vendi është me lojtarët – Telegrafi

2 min read

Kombëtarja e Spanjës nuk ka bindur këtë Kampionat Evropian, së paku në dy ndeshjet e para.

‘Furia e Kuqe’ nuk ka shijuar ende fitoren, pasi në dy takimet e para ka marrë dy barazime dhe tani rrezikojnë mos ta kalojnë grupin ku ndodhen së bashku me Poloninë, Suedinë dhe Sllovakinë.

Spanjollët janë ndër kombëtaret më të kritikuara, derisa sulmuesi i tyre Alvaro Morata ka folur për kritikat, duke thënë se nuk i interesojnë shumë.

“Nëse ne dëgjojmë se çfarë thonë kritiket, nuk do të jetë mirë. Po presin momentin për të na u hedhur përsipër”.

“Në ngjarje të këtij lloji, zakonisht i tërë vendi është me lojtarët. E dimë që vijmë nga breza gjenialë, të aftë për të fituar gjithçka dhe për ne nuk është e lehtë”, deklaroi Morata.

Tutje sulmuesi i Juventusit, foli edhe për rastet e humbura në takim me Poloninë.

“Në rastin kur u humb penalltia, topi me erdhi më shumë shpejtësi me 2000 km/h. Luhet me shumë intensitet dhe shpejtësi, mund të duket e lehtë nga jashtë, por nuk është kështu. Nuk më intereson shumë për të shënuar”.

“Ky është një sport kolektiv, duhet të mendoni për ekipin dhe nuk ndryshon asgjë për mua shënoj ose jo nëse barazojmë. Na vjen keq për tri pikët, kemi ende një finale për të luajtur. Duhet të kemi besim dhe të punojmë më shumë çdo ditë”, përfundoi Morata.

Ndeshjen e fundit Spanja e zhvillon ndaj Sllovakisë dhe vetëm fitorja i nevojitet për të kaluar tutje. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi