September 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Natalia Reyes në rolin kryesor të filmit ‘Tomorrow Before After’

2 min read

Aktorja kolumbiane Natalia Reyes, e cila është e njohur për rolin e saj si Dani Ramos në filmin Terminator: Dark Fate, do të jetë kryepersonazh në trilerin e filmit shkencor  titulluar ‘Tomorrow Before After’.

Filmi është nën regjinë e shkrimtarit dhe regjisorit Alfonso Quijada i njohur  për El Suspiro del Silencio.

Tema e filmit përqendrohet në një grua pa emër e cila do të interpretohet nga Reyes dhe që lufton të mbijetojë e vetme në një botë post-apokaliptike, teksa  kërkon të tjerë njerëz  e shoqëruar  vetëm  nga një qen  endacak, shkruan Indiashorts, përcjell Klankosova.tv.

Në kërkim për gjetjen e njerëzve, ajo përballet me një botë që është shkatërruar  plotësisht, dhe do të duket sikur  është e mbijetuara e vetme derisa një ditë do të zbulojë se është shtatzënë, duke i ngritur asaj një pikëpyetje ekzistecën pasi që nuk e kupton se si një gjë e tillë është e mundur.

Aktorja kolumbiane është e njohur për punën e saj të suksesshme edhe në shumë projekte të tjera filmike, e sidomos në serialin popullor të Amerikës Latine të kompanisë Sony me titull Zonja, La Vendedora de Rosas, ku ka portretizuar rolin e Zonjës Tabares.

Ky film do të prodhohet nga Chad Barager, përmes Apollo Pictures dhe Ian Ihnatowycz, si dhe First Generation Capital; të cilët më parë kanë prodhuar projekte si ‘Bitter Harvest’ etj.

Kurse, sipas disa raporteve, filmi është planifikuar të fillojë prodhimin në fund të këtij muaji.

Burimi i lajmit: Klan Kosova