September 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Nesta rrëfen përballjet me Messin

1 min read

Ish-mbrojtësi i Milanit, Alesandro Nesta ka rikthyer në memorien e njerëzve një ndeshje që kuqezinjtë luanin me Barcelonën dhe kishte përballë Lionel Messin.

Nesta shprehet se atë natë përjetoi një makth pasi Lionel Messi ishte i papërmbajtshëm duke e dribluar shumë herë derisa vendosi ta hidhte në tokë pas nuk kishte mënyrë tjetër për ta mbajtur.

“Gjëja që më futi në depresion ishte se ai e bëri 10 herë brenda pak minutave dhe un isha 37-vjeçar nuk kisha atë freskinë. Në tentativën e 10-të vendosa ta godas dhe rashë në tokë, aty pash yjet rreth meje. Ai më zgjati dorën për të më ndihmuar të ngrihem. Kjo gjë më shkatërroi, ishte mentaliteti i tij i fortë”, ka thënë Nesta.

[embedded content]

Burimi i lajmit: Epoka e Re