July 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Plagoset një biznesmen dhe një kalimtar rasti në Sarandë, u shkrepën 20 plumba – KOHA.net

1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot rreth orës 03:50 të së dielës në afërsi të një lokali në rrugën Turizëm – Kanali i Cukës, në Sarandë, ku persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur biznesmeni S.I., 35 vjeç, banor i Sarandës.

I plagosur fatkeqësisht mbeti dhe një kalimtar i rastit, një turist shqiptaro-amerikan, shtetasi M.J., 33 vjeç.

Autorët kanë qëlluar me gati 20 plumba me breshëri automatiku në drejtim të 35-vjeçarit, i cili ka marrë plagë në barkë, ndërsa kalimtari në fund shpinë. Nga plumbat është dëmtuar dhe një veturë tip “Rang Rover”.

Pas ngjarjes të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Sarandës, ndërsa biznesmeni u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar.

Policia aktualisht po heton në lidhje me ngjarjen, ndërkohë është bllokuar rruga ku ndodhi ngjarja dhe po mblidhen provat materiale. Po ashtu policia po këqyr dhe kamerat e sigurisë. /ABC

Burimi i lajmit: Koha.net