July 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Policia në Arizona qëllon shoferin e një kamioni që goditi disa çiklistë – KOHA.net

1 min read

Një person në Arizonë ka goditur me kamion disa çiklistë që po merrnin pjesë në një garë bamirësie, duke lënë gjashtë prej tyre në gjendje kritike, raporton BBC.

Incidenti ndodhi rreth orës 07:25 me orë lokale të shtunën në Show Low, që është rreth 180 milje në verilindje të Phoenixit.

Policia ka thënë, se 35-vjeçari i dyshuar, ka ikur në vendin e ngjarjes dhe policët e kanë ndjekur.

Policia e ka qëlluar atë rreth 1.6 kilometra larg nga skena, duke e lënë në gjendje kritike.

“Komuniteti ynë është i shokuar për incidentin dhe mendja jonë e lutjet janë me të lënduarit dhe familjet e tyre”, ka thënë Kristine Sleighter, zëdhënëse e Departamentit të Policisë në Show Low.

Burimi i lajmit: Koha.net