August 1, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Sulmohet me armë biznesmeni në Sarandë, plagoset edhe një turist shqiptaro-amerikan – Telegrafi

2 min read

Një biznesmen në Sarandë mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga sulm me armë.

Spiro Iljadhi, 35 vjeç, mësohet se është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur dhe një kalimtar i rastit, një turist shqiptaro-amerikan, shtetasi me inicialet M. J., 33 vjeç.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar.

Mësohet se autorët kanë qëlluar me gati 20 plumba me breshëri automatiku në drejtim të Iljadhit, i cili ka marrë plagë në bark, ndërsa kalimtari në fundshpinë.

Nga plumbat është dëmtuar dhe një automjet tip “Rang Rover”, njofton Ora News.

Fill pas ngjarjes të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Sarandës, ndërsa biznesmeni u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar.

Policia aktualisht po heton në lidhje me ngjarjen, ndërkohë është bllokuar aksi dhe po mblidhen provat materiale.

Po ashtu policia po këqyr dhe kamerat e sigurisë.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

Burimi nga Telegrafi