September 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Vrasjet për pushtet brenda Perandorisë Mughal

1 min read

Më 20 qershor të vitit 1707 pas një lufte të përgjakshme për të marrë drejtimin e perandorisë Mughal, Bahadur Shah u kurorëzua si Perandor i Delhit të Indisë.

Shah, e kishte arritur këtë pozitë vetëm pasi i kishte vrarë vëllezërit e tij dhe kishte ngritur një revoltë kundër babait tij Aurangzeb, regjimi 48 vjeçar i së cilit përmendet edhe si ‘Epokë e Artë’ e kësaj perandorie e që ishte periudhë e mbushur me probleme dhe rebelime, përcjell Klan Kosova.

Mirëpo, historia e kësaj dinastie indiane dhe lufta e brendshme për të marrë primatin e pushtetit ka qenë një luftë zinxhirore, pasi që njëjtë kishte vepruar edhe mbreti Aurangzeb i cili  kishte vrarë vëllezërit e tij dhe ishte rebeluar kundër babait Shah Jahan, i cili po ashtu kishte  vrarë vëllezërit e tij dhe ishte rebeluar kundër babit të tij Jahangir.

Përndryshe, Dinastia Mughal u themelua nga një princ turko-mongol me emrin Babur dhe ishte një perandori myslimane që ekzistonte në nënkontinentin indian nga viti 1526 që dominoi për afro 300 vjet.

Burimi i lajmit: Klan Kosova