August 1, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Zafir Berisha tregon arsyen se pse s’po i mundësohet Malcolm Simmonsit raportimi në Kuvendin e Kosovës – Sinjali

1 min read

Ish -koordinatori për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka folur rreth një letre 25 faqëshe që kishte shkuar në zyrën e kryeministrit, Albin Kurti, më 3 qershor, përcjell Gazeta Sinjali.

Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, kishte dërguar në drejtim të Kurtit, një pjesë të dëshmisë së tij për skandalet e kryera nga misioni i BE-së për sundim të ligjit. 

Aty, përveç ndikimeve politike, bashkëpunimit të EULEX-it me prokurorinë në Beograd, Simmons jep detaje dhe shpreh dilema për punën e Gjykatës Speciale.

Berisha thotë se as Kurti e as Osmani nuk janë të
interesuar që Malcom Simmons të informoj opinionin për skandalet e qëllimshme
të një pjese të ndërkombëtareve në Kosovë.

Tutje Berisha jep edhe një arsye pse këta të fundit nuk
po i japin përgjigje ish-kryetarit Simmons.

Mbi inskenimet me dosje serbe, janë akuzuar shumë luftëtar të UÇK-së, “aktakuza” të cilat para se me u informuar i atakuari, janë bërë publike në disa media prosllave, ku pastaj ka filluar gjykimi ne opinion me lloj lloj linqime e etiketime fyese dhe ofendueme mbi të cilat pastaj Albini, Vjosa e disa të tjerë kanë ngritur karrierën e tyre në politik!!!Do ti vjenë fundi të gjithëve siç i ka ardhur fundi edhe Serbisë në Kosovë”, ka shkruar Berisha në Facebook./Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali