September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Gjenden rrënojat e aeroplanit me 28 persona, të zhdukur në Rusi – ekziston frika se nuk ka asnjë të mbijetuar – Telegrafi

2 min read

Ekipet e kërkimit kanë gjetur rrënojat e aeroplanit të pasagjerëve An-26 me 28 persona në bord që u zhduk më herët të martën në gadishullin e Lindjes së Largët të Rusisë, Kamchatka, tha agjencia e aviacionit e vendit për AFP.

“Shpëtuesit gjetën rrënojat e avionit. Duke pasur parasysh tiparet gjeografike të peizazhit, operacionet e shpëtimit janë të vështira”, ka thënë agjencia e aviacionit në një deklaratë me email, duke shtuar se mbeturinat u gjetën përgjatë bregdetit të Paqësorit të rajonit.

Ndryshe, An-26 po fluturonte nga qyteti kryesor i Kamchatka, Petropavlovsk-Kamchatsky për në qytetin bregdetar të Palana kur u zhduk në 2:40 pasdite, ka bërë të ditur Valentina Glazova, një zëdhënëse e zyrës lokale të prokurorit të transportit.

Lexo po ashtu:

Zyrtarët thanë se komunikimi me aeroplanin ishte humbur nëntë kilometra nga aeroporti i Palana dhe 10 minuta para kohës së planifikuar të uljes.

Helikopterët, një avion patrullues detar dhe disa anije u vendosën në një kërkim me një fokus në Detin Okhotsk.

Deklarata e agjencisë së aviacionit tha se rrënojat ishin gjetur në orën 21:06. koha lokale.

Aty është shtuar se mbeturinat ndodheshin 4-5 kilometra nga pista e aeroportit “në anën e vijës bregdetare”, megjithëse nuk përcaktoi nëse ato u gjetën në det.

Aeroporti i Palana ndodhet 3.3 kilometra (2 milje) nga vija bregdetare.

Ndërkohë, siç shkruan Al Jazeera, një aeroplan pasagjerësh i vjetër me dekada u zhduk në Gadishullin Kamchatka në lindje të Rusisë të martën dhe të gjithë 28 personat në bord – përfshirë të paktën një fëmijë – ekziston frika se kanë vdekur, sipas mediave lokale. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi