September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

KD “Philip Morris” sot filloi komercializimin e pajisjes LIL SOLID 2.0 e cila mbështetet nga IQOS – Telegrafi

2 min read

LIL SOLID 2.0 është produkti i ri i cili nuk e djeg, por vetëm e ngroh duhanin, ndërsa prej sot është edhe në tregun e Maqedonisë. Është krijuar nga KT&G, kompania udhëheqëse për prodhimin e produkteve të tilla në Korenë Jugut, ndërsa shitja e saj në Maqedoni është rezultat i bashkëpunimit në mes Philip Morris dhe KT&G, në bazë të marrëveshjes që është nënshkruar në mes dy kompanive në janar të vitit 2020. Së bashku me IQOS-in e njohur edhe kjo pajisje është pjesë e prodhimtarisë së Philip Morris, e cila nuk e djeg duhanin.

“Çdo vit, gjithnjë e më shumë duhanpirës kalojnë nga cigaret në alternativa më të mira, që është ideja bazë dhe qëllimi i transformimit që e zbaton Philip Morris. Me produktin tonë IQOS, ju mundësojmë gjithë atyre që duan të vazhdojnë me pirjen e duhanit, të kalojnë në alternativa më të mira, që është në interes të shëndetit të tyre dhe shëndetit publik në përgjithësi. Komercializimi i LIL SOLID 2.0 në tregun e Maqedonisë do të kontribuojë në realizimin e qëllimit tonë, duke ju siguruar duhanpirësve të rritur zgjidhje më të mëdha teknologjike, por edhe çmime më të mira”, tha Ivan Kostiq, drejtor gjeneral i Philip Morris.

Pajisja e re është e dizajnuar në mënyrë moderne, është pajisje kompakte që nuk ka element djegës, por bën ngrohjen e duhanit, me çka harxhohet më pak energji.

Pasjisjet e reja para komercializimit kanë kaluar vlerësim bazik, për t’u siguruar se i plotësojnë të gjitha rregullat dhe kërkesat e përgjithshme për siguri të tregut që janë lansuar, si dhe standardet e larta të Philip Morris mbi baza shkencore për të konfirmuar mungesën e djegies dhe reduktimin e ndjeshëm të emetimeve të substancave të dëmshme, në krahasim me cigaret.

Idenë për të ardhme pa tym, Philip Morris e ka lansuar në vitin 2014 dhe prej atëherë deri sot, më shumë se 19 milionë duhanpirës kanë kaluar në IQOS, ndërsa 14 milionë duhanpirës e kanë lënë duhanin përgjithmonë. Më pas, në korrik 2020, Agjencia Amerikane për Ushqim dhe Barna (FDA) e ka klasifikuar këtë pajisje në kategorinë e produkteve me rrezik të modifikuar, duke pranuar që studimet shkencore tregojnë se kalimi i plotë nga cigarja në këtë pajisje zvogëlon ekspozimin e trupit të njeriut ndaj substancave të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme.

Burimi nga Telegrafi